Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Dita e Milanit “ndez” Balotellin, 5 gola nga sulmuesi italian, “çmend” mbrojtjen

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dita e Milanit “ndez” Balotellin, 5 gola nga sulmuesi

Mario Balotelli ka shënuar pesë gola në fitoren 7-0 të Adana Demirspor kundër Goztepe. Për javën e 38 dhe të fundit në Superligën e Turqisë, Mario ka shënuar pesë gola duke “çmendur” mbrojtjen vendase, ndërsa një nga ta ka qenë fenomenal.

Serie e golave u hap në të 33 minutë, për t’u mbyllur në minutën e 70-të. Adana Demirspor këtë sezon e mbylli në vendin e 9 me 55 pikë, teksa Goztepe do luajë një kategori më poshtë.

31 vjeçari këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë katër asiste, duke bërë me krah trajnerin Montella.

Poll

Lexo gjithashtu