Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Dhuna në derbin e vajzave të kryeqytetit, reagon PARTIZANI: Disa djem goditën lojtaret tona,  përgënjeshtrojmë akuzat nga ekipi kundërshtar. Çështjen do ta ndjekim në rrugë ligjore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dhuna në derbin e vajzave të kryeqytetit, reagon PARTIZANI:
Ditën e djeshme u zhvillua edhe finalja e dytë në basketboll por vajza mes Partizanit dhe Tiranës. Përballaj e tyre në parket përfundoi në favor të të kuqve me rezultatin 86-83. Por nuk ishte rezultati ai që mori vëmendjen, pasi një episode aspak i hijshëm u shënua në parket. Vajzat e të dyja ekipeve u grushtuan me njëra-tjetrën, ku gjithçka shkoi deri në nëj sherr masim mes tyre. Ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi nga skuadra e Partizanit, ku thekson se lojtaret amerikane janë goditur nga disa djem, ndërsa përgënjeshtrojnë akuzat nga ekipi kundërshtarë. Gjithashtu theksojnë se këtë çështje do ta ndjekin në rrugë ligjore, ndërsa tregojnë të tjera pamje nga ngjarja. “Reagim ! Duke marre shkas nga publikimet e mediave te ndryshme online, kemi te drejten te publikojme pamje filmike ku dallohet qarte perfshirja e sportisteve te ekipit kundershtar si dhe goditjet e tifozeve nga jashte nxitur nga stafi i ekipit kundershtar. Goditje nga djem kundrejt lojtareve amerikane dhe lojtareve te tiranes te cilet pergjate gjithe takimit kane kryer akte te dhunshme dhe ofendime sidomos ne baza rraciale kundrejt lojtareve tona. Nje shfaqe e turpshme pas dy ndeshjeve te fituara nga ekipi me më shumë deshire, me pergatitje me te mire taktike dhe dukshem superior ne parket. Pergenjeshterojme akuzat e bera nga klubi kundershtar apo media te ndryshme ku etiketohen basketbollistat tona si dhunuese dhe lojtaret e ekipit kundershtar si viktima. Çeshtja do te ndiqet ne çdo rruge ligjore kundrejt personave dhunues dhe shkaktare te kesaj ngjarje te turpshme qe nuk i kane hije kryeqyteti te sportit. Shpresojme qe @albanian_basketball_federation si organizatore e kampionatit te vendosi drejtesine ne vend dhe mos te lej qe faktore te jashtem apo klubi kundershtar me dashakeqesi te demtoj investimin tone dhe te vej ne rrezik lojtaret e huaja, te cilat kane ardhur per te ushtruar sportit e basketbollit dhe jo dhune. Nuk do te kete asnje deklarate per shtyp ! Partizani Basket Femra !”, thuhet në postimin e klubit të kuq.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga