Shqipëria humbi ditën e shtunë ndaj Francës me rezultatin e thellë 4-1. Të shumta ishin kritikat e tifozëve dhe analistëve për paraqitjen e Kombëtares në fushën e lojës. Por a mundet realisht Shqipëria të mund Francën kampione bote? Absolutisht që jo. Diferencat janë shumë të frikshme që të lojtarët, por edhe në përgatitjen e ndeshjeve. Federata franceze ka publikuar në faqen e saj zyrtare një video që nga momenti që lojtarëti mbërrijnë në "Stade De France" dhe deri në përfundim të saj dhe çdo gjë që ndodh brenda dhomave të zhveshjes.

Çdo lojtar ka masazhatorin e tij, nxjemje muskujsh brenda dhomës së zhveshjes, por edhe analiza taktie deri në detaj. Deschamp e njihte mjaft mirë Shqipërinë, në ekranin brenda dhomave ishte formacioni i Kombëtares sonë, ndërsa në tabelat e analizave trajneri i Francës kishte vendosur edhe për lojtarët që duheshin markuar. Të mundësh këtë Francë është e pamundur pasi këtë e kanë provuar ekipe shumë herë më të forta se ne dhe nuk ia kanë dal dot. Video flet qartë për përgatitjen e një ndeshje.