
Herdi Prenga i ka dhënë fitoren Budapest Honved. Skuadra e Superligës hungareze ka fituar 1-0 me ETO në miqësore, me Prengën që ka qenë vendimtar në minutën e 75.
Në zhvillimet e një këndoreje, sfera ka mbetur në zonë, me shtatëlartin e mbrojtjes që ka qenë në vendin dhe kohën e duhur për të bërë bomberin, duke i dhënë fitoren të tijve në debutim.
Mbrojtësi i Kombëtares la Kisvarda si fitues i Kupës së Hungarisë, teksa kaloi te rivalët e Honved.
Poll