
Dhuna përfshin edhe kampionatin Suedez të futbollit. Në sfidën Jonkopings-Ostersunds ka ndodhur një episod i shëmtuar, por edhe i rrezikshëm. Portieri i ekipit mik, Ali Keita ka rrezikuar jo pak në momentin kur nga tribunat ka zbritur një tifoz i Jonkopings dhe është munduar ta godasë pas shpine.
“Gardiani” i Ostersunds e ka vënë re në momentin e fundit qëllimin e tifozit të harbuar dhe është munduar të largohet sa më parë. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe forcat e sigurisë së stadiumit ku ishte duke u zhvilluar ndeshja, por edhe lojtarët e të dy ekipeve për të shmangur ndonjë incident që mund të sillte pasoja të rënda.
https://www.youtube.com/watch?v=lGoJx9ucRMY
Poll