
Konyaspor dhe Vanspor po luajnë sot fazën e 1/32 në Kupën e Turqisë. Sfida pritej e lehtë për vendasit, me Çekiçin dhe Cikalleshin që janë në stol. Në minutën e 33 të takimit, Konya ka kaluar në avantazh me një autogol të Gok.
Kaq është dashur që miqtë të nisnin protestat, pasi vetë lojtari i Konysaspor kishte kërkuar të ndalej loja pasi kishte pësuar tërheqje. Kundërshtarët lanë lojën, teksa vendasit e vijuan dhe kapën në befasi mbrojtjen për golin e avantazhit.
Protestat e miqve kanë bërë që fair-play të mbizotërojë në fushë, me Konyaspor që ka hapur portën dhe ka lënë me vetëdije të barazohet sfida me Hamza në të 35 minutë.
Poll