
Besart Berisha vijon të shënojë në kampionatin australian të futbollit. I rikthyer në tokën ku e dashuronin të gjithë, kosovari nuk po zhgënjen duke gjetur edhe golin e pestë në këtë edicion. Në ndeshjen ndaj ish ekipit të tij Brisbane Roars, sulmuesi ka shënuar golin e dytë në minutën e 45 të pjesës së parë. Ekipi i Western United mundi 0-2 Brisbane Roars.
Me golin e sotëm, Berisha vijon të vendosë rekorde të reja në futbollin e Australisë, pasi asnjë lojtar i huaj nuk ka shënuar më shumë gola se ai. Ky ishte goli i 122 për kosovarin, që duket se ka rigjetur veten në kontinentin e largët. Ish sulmuesi i Kombëtares, tanimë në moshën 34 vjeçare është pika kyçe e sulmit të Western United.
Poll