Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Berisha i mohon golin e sigurt Kumbullës, Roma jep sinjale pozitive para finales në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Berisha i mohon golin e sigurt Kumbullës, Roma jep sinjale pozitive

Roma po luan në transfertën e Torinos, sfidën e vlefshme për javën e fundit të Seria A. Ndeshja është aktualisht në minutën e 60’ dhe 0-2 për miqtë verdhekuq, të cilët tundën dy herë rrjetën në pjesën e parë me Abraham. Golat u shënuan në minutën e 33’ dhe 32 me penallti.

Kjo fitore do ishte shumë e rëndësishme, pasi do i siguronte Romës të qenit në Europa League sezonin e ardhshëm. Në portë për Torinon aktivizohet Berisha, ndërsa për Romën e ka nisur në mbrojtje Marash Kumbulla.

Në minutën e 19’ të takimit ndodhi një episod mes shqiptarëve. Goditja e këndit për Romën prodhoi rast të rrezikshëm për Kumbullën, i cili goditi me kokë, por i gatshëm ishte Berisha që priti një gol të sigurt. Kujtojmë se Roma luan më 25 maj në Tiranë finalen e Conference League përballë Feyenoord.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga