Qarabag ka marrë një pikë të vlefshme në transfertën e Moldes. Dukej se do ishte fitore e lehtë për skuadrën e Redon Xhixhës, që po fitonte 0 me 1 deri në minutën e 82’. Më pas erdhi përmbysja e vendasve, e cila nuk zgjati shumë.
Në minutën e 95’, Qarabag ia doli që të shënojë golin e barazimit dhe të fundit në sfidën e shumë luftuar. Pati minuta dhe për Xhixhën, që u aktivizua në minutën e 60. Sulmuesi shqiptar pati dhe një faull taktik, për të cilin u ndëshkua me karton të verdhë, pak sekonda para fundit. (VIDEO)
Tashmë Qarabag mban vendin e dytë, me pikë të barabarata me Molden. Ndeshjen e fundit e luajnë kundër Hacken që ndodhet në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar.
Rezultatet e sfidave të sotme, që u luajtën në Europa League: