Robert Lewandowski është prezantuar sot si lojtar i Barcelonës. Në një stadium të tejmbushur, ku ishin të pranishëm rreth 30 mijë tifozë, polaku tha fjalët e para: “Jam shumë i lumtur. Faleminderit shumë”. Ai u shpreh mjaft i kënaqur që ka zgjedhur katalanasit për të vijuar aventurën e tij. Gjithashtu edhe numri i lartë i tifozëve e surprizoi. Në fjalën e tij në ditën e prezantimit sulmuesi që pritet të mbajë peshën kryesore në fazën ofensive deklaroi:
“Ka qenë një rrugë e gjatë, por në fund jam këtu. Jam shumë i lumtur. Jam i sigurt që do të shënoj shumë gola në këtë stadium. Pres mbështetjen tuaj.
Është e pabesueshme të shohësh kaq shumë tifozë në këtë stadium. Është shumë e veçantë për mua. Jam i sigurt se çdo ndeshje në “Camp Nou” do të jetë magjike. Shpresoj të fitojmë tituj. Unë e di që tifozët do të vijnë në stadium të dielën për të na dhënë mbështetjen e tyre. Jam i sigurt se ndeshjen e fundit para fillimit të sezonit ata do të vijnë për të na brohoritur, është shume e rëndësishme”.
Polaku do të mbajë fanelën me numrin 9 te Barcelona. Edhe pse kjo fanelë ishte e Memphis, drejtuesit katalanas kanë vendosur t’i japin ish-lojtarit të Bayern Munchen.
Robert Lewandinho! 🤩 pic.twitter.com/sNzcJbhPoW
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2022