
Sion arriti të merrte një fitore të rëndësishme 0-2 për mbijetesë ndaj Zurich. Protagonist në këtë takim ishte edhe lojtari I Kombëtares shqiptare Ermir Lenjani. Mesfushori kuqezi dha një assist fantastik te goli I parë I shënuar në minutën e 34-të nga Uldriks. Lenjani dhe një krosim perfekte me sulmuesin që goditi me kokë duke mposhtur portierin vendas.
Në fund të takimit Sion shënoi edhe golin e dytë me Stojilkovic. Në fushë për Zurich ishin Kololli dhe Kryezi, por Lenjani arriti të dilte I fituar në këtë derbi shqiptarësh. Me këtë 3 pikësh Sion është në vendin e 8-të me pikë të barabarta 36-të me Thun dhe për momentin shpëton nga rënia nga Kategoria.
Poll