
Chelsea merr 3 pikë jetike ndaj West Ham. Blutë e Londrës fituan 0-1, falë golit të Werner. Në minutën e 43-të, Chillwel jep një pasim për sulmuesin, i cili nuk fal. Në këtë fraksion vendasve u mohohet edhe një penallti, pas rishikimit me VAR.
Të besuarit e Tuchel shkojnë në kuotën e 58 pikëve, në vendin e katërt. Në vendin e pestë është West Ham, me 3 pikë më pak. Kjo nuk ishte përballja e vetme e sotme në Premier League, pasi janë luajtur edhe takime të tjera.
Poll