
Adrien Rabiot është pranë transferimit te Man United. Mesfushori francez nuk ka bindur këtë sezon te Juventusi dhe drejtuesit janë gati ta lënë të lirë. Edhe mesfushori ka rënë dakort dhe ka dhënë miratimin e tij për t’u larguar drejt Anglisë.
Juventusi e vlerëson 30 milionë euro kartonin e tij duke parë që e morën me parametra 0 nga PSG-ja. Kjo do të jetë një plus i madh për arkat e klubit bardhezi që këtë sezon për të rregulluar bilancet pritet të largojë disa lojtarë.
Rabiot ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon dhe nuk ka bindur trajnerin Sarri me paraqitjet e për këtë arsye drejtuesit janë gati të heqin dorë prej tij.
Poll