
Lionel Messi është nominuar për dy çmime, pavarësisht se ka bërë vetëm 4 paraqitje deri më tani në MLS. 36-vjeçari është nominuar si për çmimin e lojtarit më të vlefshëm të MLS-së ashtu edhe për lojtarin e ri të vitit, pavarësisht se ka luajtur vetëm 247 minuta që kur mbërriti në Miami këtë verë.
Legjenda argjentinase ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e botës së futbollit me 11 gola dhe 5 asistime të regjistruara në 12 paraqitjet e tij të para në çdo garë.
Messi ka munguar në 5 nga 6 ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi, ç’ka e bën më të çudtshëm këtë nominim Megjithatë, ai është përfshirë në skuadrën e Argjentinës për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Paraguait dhe Perusë.
Poll