
Mbrëmja e djeshme ka rezultuar deçizive për të ardhmen e një djaloshi, që në moshën 20 vjeçare ka mundur të debutojë në Kupën e Spanjës me ekipin e tij, Fuenlabrada. Mbrojtësi i datëlindjes 9 tetor 1999, është dhënë në huazim nga ekipi i Leganes.
Shtatëlarti ka zhvilluar një ndeshje pozitive, duke u aktivizuar plot 90 minuta. Ekipi i tij ia doli të triumfojë me 11 metërsha, duke kaluar në fazën tjetër. Lleshi mund të luaj edhe në mesfushë, me lojtarin që i përfundon kontrata me kryeqytetasit e Leganes në vitin 2023. Lojtari ka qenë pjesë e moshave të Kombëtares sonë, duke zhvilluar deri tani shtatë takime.
Poll