
Një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit është dorëzimi i pashaportave diplomatike të lojtarëve të Kombëtares që çuan Shqipërinë në Euro 2016. Edhe pse ato skadojnë në vitin 2026, ato duhet të kthehen mbrapsht para qershorit. Për këtë temë ka folur ish trajneri i Kombëtares asokohe, De Biasi, i cili e cilëson si një vendim të çuditshëm.
"Nuk kam ende një komunikim zyrtar. Më duket diçka e çuditshme. Kjo është bërë publike në Shqipëri. Më duket një autogol i qeverisë. Nëse ndeshja ishte 0-0, ky ishte një autogol. Në atë periudhë, ata lojtar bën diçka të madhe. Përderisa nuk kam një komunikim zyrtar, nuk mund të flas gjë. Për momentin nuk më ka ardhur asgjë, të paktën mua personalisht. Rinovimi i ekipit që po jep diçka është diçka pozitive. Uroj një kualifikim të dytë, si atëherë" - tha ai.