Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zyrtarizimi çështje orësh, Fernando rikthehet në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtarizimi çështje orësh, Fernando rikthehet në Superiore
Fernando

Zyrtarizimi në Superiore i Fernando Medeiro është çështje ditësh. Ish-kapiteni i Egnatias do t’u bashkohet rrogozhinasve vetëm pas disa muajsh largim nga kampionët.

Aventura e ish-kapitenit në Azerbajxhan nuk ka shkuar siç duhet dhe lojtari ka mbyllur bashkëpunimin me Sumgayin dhe është rikthyer në Shqipëri. Tashmë braziliani ka vendosur se ku do të luajë, teksa ka zgjedhur edhe skuadrën e re.

28-vjeçari do të riveshë sërish fanellën e Egnatias, pasi drejtuesit kanë arritur ta bindin për rikthimin, duke lënë kështu “thatë” Partizanin. Në Rrogozhinë është një “idhull” dhe Fernando zgjedh të jetë sërish protagonist me skuadrën me të cilën u shpall kampion në sezonin e kaluar.

Rikthimi i tij sigurisht që do të gëzoj Edlir Tetovën, i cili fiton një lojtar për pjesën e dytë të sezonit. Fernando e njeh mjaft mirë ambientin e rrogozhinasve dhe kjo do ta ndihmojë të jetë sërish lider te kampionët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga