
Te Lushnja vazhdojnë me rinovimet. Drejtuesit po punojnë për të mbajtur lojtarët bazë dhe kështu po “blindojnë” titullarët.
I radhës që do të vazhdojë qëndrimin në Lushnje do të jetë redi Kaçanolli. Klubi e ka zyrtarizuar diçka të tillë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa i uron suksese në vazhdim.
“ZYRTARE
Konfirmohet Redi Kaçanolli
KF Lushnja njofton me kënaqësi se sulmuesi fierak Redi kaçanolli ka rinovuar kontratën për sezonin 2025/26
Pas një sezoni mbresëlënës, Kaçanolli dëshmoi përkushtim maksimal, gola vendimtarë dhe shpirt gare në çdo përballje, stafi teknik dhe drejtuesit nuk kanë pasur asnjë dyshim për ta mbajtur në gjirin e skuadrës verdhe-jeshile.
Kaçanolli ka qenë një nga pikat më të forta të sulmit lushnjar, duke fituar zemrat e tifozëve dhe respektin e bashkëlojtarëve.
Suksese Redi Kaçanolli
Forca Lushnja!”, ka shkruar kkubi.
View this post on Instagram