
Alessandro Kacbufi
Alessandro Kacbufi nuk do të jetë më futbollist i Flamurtarit në sezonin e ri. 24-vjeçari ka zyrtarizuar largimin nga vlonjatët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ish-i i Egnatias ndan rrugët kështu me kuqezinjtë vetëm pas 1 sezoni si pjesë e tyre. Në aventurën e tij në Vlorë, ia doli të luante në 13 ndeshje, ku shënoi edhe 1 gol në Kupën e Shqipërisë.
Kacbufi falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa iu uron shumë suksese në rikthimin e tyre në Superiore. Kujtojmë se 24-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Egnatias me të cilët ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë, ndërkohë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Erzenit dhe të Besës së Kavajës.
Galeria fotografike ()
Poll