Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vllaznia kryen goditjen e parë të merkatos, lë pa kapiten ekipin tjetër shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vllaznia kryen goditjen e parë të merkatos, lë pa
Vllaznia / Vllaznit Ultras

Serjan Repaj është lojtari më i ri i ekipit të Vllaznisë. 24-vjeçari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij si kapiten me Apoloninë në Kategorinë e Parë, për të nisur një të re në elitën e futbollit shqiptar.

Qendërmbrojtësi është goditja e parë e klubit shkodran për merkaton dimërore. Repaj ka firmosur me shkodranët një kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Njoftimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj. Pas 4 vitesh në rradhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu.

Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027.

Suksese me fanellën kuqeblu!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga