
Vllaznia ka filluar me punën për sezonin e ardhshëm. Pasi u zyrtarizua rinovimi me mbrojtësin serb Stojanovic, e njëjta gjë është bërë dhe me Marko Juric.
Të dy shihen si titullarë në qendrën e mbrojtës, për këtë dhe kuqeblutë siguruan rinovimin. Klubi shkodran po punon tashmë për Europën, teksa kujtojmë se do të jetë në kualifikueset e Conference League.
Vllaznisë i ka mbetur një ndeshje formale për të luajtur këtë sezon. Do të jetë ajo kundër Skënderbeut për vendin e tretë dhe katërt në Superiore, pikërisht më 24 maj ora 19:00 te “Air Albania”.
Poll