
Alfred Mensah është sulmuesi më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran ka bërë një goditje “big” në këtë merkato dimërore, duke firmosur me ish-sulmuesin e Partizanit.
Është vetë Vllaznia që ka njoftuar për transferimin e Mensah në Shkodër. Futbollisti vjen pas një aventurë jo të këndshme me Ballkanin në Kosovë, teksa me shkodranët firmos një kontratë 6 mujore.
Megjithatë, 25-vjeçari do të ketë mundësinë e rinovimit, pra zgjatjes së kontratës edhe për një tjetër vit.
Njoftimi i Vllaznisë:
KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë firmosjen e kontratës me futbollistin Alfred Mensah. Sulmuesi 25 vjeçar në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pjesë e FC Ballkanit dhe nga dita e sotme zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë.
Me të, klubi ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
Suksese me fanellën kuqeblu!