Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vjen nga akademia legjendare në Brazil, Teuta për titull me transferimin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vjen nga akademia legjendare në Brazil, Teuta për titull me
Teuta

Forma e mirë e skuadrës së Teutës ka dhënë efekt edhe te bordi. Pak minuta më parë, ekipi durrsakë ka njoftuar në rrjetet sociale se ka transferuar talentin brazilian Vitinho Oliveira. Ai është vetëm 20 vjeç dhe rrjedh nga akademia e SC Corinthians, një nga “fabrikat” më të mira të talenteve në Brazil dhe më gjerë.

Edhe pse trajneri Enkeledi Dobi ka ndërtuar një “fortesë” në prapavijë pas 7 javësh Superiore, mbërritja e një lojtari me prespektivë i shton “dozat” e pretendimeve te bregdetarët. Ja njoftimi i plotë:  

“ZYRTARE | Vitinho Oliveira bashkohet me Teutën! KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër! Mbrojtësi i djathtë brazilian 20-vjeçar Vitinho Oliveira i bashkohet ekipit tonë nga SC Corinthians U-20, ku ka pasur performanca shumë të mira. E gjithë familja blu e mirëpret Vitinho Oliveirën dhe i uron shumë suksese me fanellën e Teutës!”.

Poll

Lexo gjithashtu