Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vjen largimi i radhës tek Tirana, sulmuesi i jep lamtumirën klubit kryeqytetas

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vjen largimi i radhës tek Tirana, sulmuesi i jep lamtumirën
Tirana

Një largim me peshë nga klubi i Tiranës ishte ai i Florian Përgjonit. Mbrojtësi anësor i dha lamtumirën bardhebluve tre ditë më parë pas katër sezonesh në kryeqytet.

Pak ditë pas lamtumirës së kapitenit, tek Tirana ka ardhur një tjetër largim. Bëhet fjalë për Admir Bajrovic që nuk do të jetë më pjesë e klubit kryeqytetas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi suedez nëpërmjet një “InstaStory” në faqen e tij zyrtare. “Ishte kënaqësi”, shkruan Bajrovic në rrjetet e tij sociale duke konfirmuar largimin nga Tirana.

Në 21 paraqitje në Kategorinë Superiore në sezonin që lamë pas, sulmuesi suedez arriti të realizojë 4 gola dhe asistoi një herë.

ZYRTARE/ Vjen largimi i radhës tek Tirana, sulmuesi i jep lamtumirën
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga