
Xhoel Hajdari
Ditën e sotme, Vllaznia i është përkushtuar tërësisht djemve të akademisë kuqeblu. Lojtari i radhës që do të veshë fanellën e ekipit të parë të shkodranëve për sezonin e ardhshëm është Xhoel Hajdari.
Lajmin e ka bërë të ditur Vllaznia përmes një postimi në faqen zyrtare. “Mesfushori 19-vjeçar Xhoel Hajdari është futbollisti i tretë i Akademisë Vllaznia që firmos kontratë profesioniste me ekipin e parë.
Të bindur për të ardhmen e tij, i urojmë suksese Xhoelit në këtë realizim të ëndrrës së tij”, shkruan klubi shkodran në faqen zyrtare. Përveç tij janë zyrtarizuar sot tek Vllaznia Gerald Kubazi dhe Aris Ara.
Poll