Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vila nis aventurën e ‘vjetër’, futbollisti firmos me ish ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vila nis aventurën e ‘vjetër’, futbollisti firmos
Emiljano Vila/ © Credits facebook.com/OfficialTeutaKF

Emiljano Vila është zyrtarisht lojtari më i ri i Teutës. Mesfushorit i përfundoi kontrata me Partizanin, me Vilën që vendosi të rikthehej në shtëpi, te ekipi i Teutës.

Transferimin e 36 vjeçarit në Durrës, e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Kujtojmë që Vila është një lojtar i dalë nga akademia e Teutës, me të cilët hodhi dhe hapat e para si profesionist.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton afrimin e tretë të merkatos së verës, duke rikthyer në shtëpi mesfushorin Emiliano Vila! Mesfushori 36-vjeçar do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist. Klubi i uron mirëseardhje Vilës dhe sa më shumë suksese me fanellën blu!”, shkruan Teuta në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga