
Erjon Allaraj
Tek Tirana nuk ka ndryshime vetëm në ekip apo në pankinë, por edhe në stafin e drejtuesve. Nga klubi bardheblu është larguar drejtori i medias, Erjon Allaraj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Allaraj në një komunikim për mediat, duke u shprehur se nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. “Nga sot, nuk jam më pjesë e klubit të Tiranës. Ju falenderoj të gjithëve për bashkëpunimin”, është shprehur Erjon Allaraj.
Kujtojmë që ky i fundit ishte pjesë e klubit të Tiranës prej 10 muajsh, teksa kësaj aventure i ka ardhur fundi, me drejtorin dhe klubin që kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit.
Poll