
Nehar Sadiki
Nehar Sadiki ka zyrtarizuar aventurën e tij të re. Ish-kapiteni i Erzenit do të luaj në Rusi për skuadrën e SKA Khabarovsk, me lajmin që zyrtarizohet nga vetë klubi në rrjete sociale.
Sadiki u largua nga Erzeni pasi këta të fundit ranë në Kategorinë e Parë. Qendërmbrojtësi pati shumë oferta, përfshirë ekipe nga Superiorja me Tiranën e Vllazninë, Maqedonia dhe Kosova, por ajo e klubit rus rezultoi më e mira për të.
26-vjeçari ka firmosur kontratën e re 1-vjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër.
View this post on Instagram
Poll