
Baton Zabërgja
Baton Zabërgja është futbollisti më i ri i Metalist 1925. Pas largimit nga Dinamo, ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij tek klubi ukrainas, tek të cilët gjen edhe Itodo Mandelën së bashku me Ermir Rashicën.
Për kartonin e tij, klubi ukrainas ka shpenzuar 800 mijë euro. Kështu, Dinamo “mbush arkat”, ku pas largimit të Itodos, bën një tjetër shitje të madhe, por humb një futbollist me vlerë.
Përsa i përket Zabërgjës, sulmuesi 24-vjeçar ka bërë mjaft mirë me Dinamon. Në 81 ndeshje që ai ka marrë pjesë, ia ka dalë që të shënojë 23 gola dhe të asistojë në 17 të tjerë.
View this post on Instagram
Poll