Manfredas Ruzgis nuk do të jetë më pjesë e Vorës. Sulmuesi 29-vjeçar ka njoftuar ditën e sotme largimin nga vorakët, pas një sezoni ku në 17 ndeshje Superioreje ia doli që të shënonte vetëm 1 gol.
“Ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Dy vite plot emocione të përziera, shumë mësime të nxjerra dhe mbi të gjitha përvoja të reja që do të më shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit tim”, shkruan ndër të tjera lituanezi.
Kujtojmë që Ruzgis u bashkua me Vorën në verën e vitit 2024, pasi mbylli aventurën në Gjermani me SC Wiedenbruck. Në sezonin e parë në Kategorinë e Parë me Vorën bëri bujë, duke shënuar 24 gola në 30 ndeshje.
Ky është largimi i dytë nga Vora. Vetëm pak ditë më parë, klubi njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Enis Fazlagic.
View this post on Instagram
