
Fatmir Prengaj është lojtari më i ri i Tiranës. Sulmuesi 23-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Vorën në Kategorinë e Parë, për të nisur një të re me Tiranën në elitën e futbollit shqiptar.
Sulmuesi sapo mbylli një sezon fantastik, ku në 34 ndeshje me Vorën ia doli që të shënonte plot 15 gola. Teksa lajmin për transferimin e tij te bardheblutë, e ka bërë të ditur vetë klubi i Tiranës me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
Njoftimi i Tiranës:
Mirësevjen Fatmir Prengaj! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e sulmuesit të majtë Fatmir Prengaj. Prenga 23-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar, ndërkohë që ditën e sotme është bashkuar menjëherë në stërvitje me ekipin. Klubi i Tiranës mirëpret sulmuesin Prengaj dhe i uron shumë gola e trofe me fanellën bardh’ e blu.
View this post on Instagram