
Arhan Isuf nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Mbrojtësi bullgar ka mbyllur aventurën e tij në Superiore me bardheblutë, pas 11 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.
Kujtojmë se Isuf u transferua nga Hebar te Tirana në korrik të këtij viti. Por në mënyrë të papritur, palët kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre, me 25-vjeçarin bullgar që largohet nga bardheblutë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
Njoftimi i Tiranës:
Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Arhan Isuf. Klubi dhe lojtari kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin dhe kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Arhan Isuf për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij.