Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, prezanton afrimin e katërt

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, prezanton afrimin e katërt
 

Tirana ka prezantuar Qëndrim Ismajlin. Mbrojtësi i majtë vjen si afrimi i katërt në këtë merkato vere.

Ismajli është afruar me parametra zero. 25-vjeçari luajti sezonin e fundit me Gjilanin ku dhe spikati me 4 gola dhe 3 asiste.

Kujtojmë se më parë bardheblutë kanë zyrtarizuar Gjumsin, Arhan Isuf dhe Fatmir Prengën. Te Tirana ka filluar një cikël i ri, që pas ardhjes së Bledi Shkëmbit si trajner dhe Agim Ibraimit drejtor sportiv.

Njoftimi i Tiranës:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se mbrojtësi i majtë Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës. Mbrojtësi 25-vjeçar afrohet te Tirana nga kampionati i Kosovës, ku sezonin e fundit ka spikatur me Gjilanin, duke qenë ndër më të dalluarit në kampionat.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje Ismajlit dhe suksese në aventurën e tij të parë në kampionatin shqiptar".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga