
Regi Lushkja. ©MCN TV
Pas Hoxhallarit, Najdovskit, Patrick, Lulajt dhe Abazajt, është Regi Lushkja lojtari i radhës që i jep fund aventurës së tij me Tiranën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku falenderon Lushkjan për kontributin e dhënë.
Regi Lushkja largohet kështu pas 1 sezoni e gjysmë me fanellën e Tiranës. Kujtojmë që ish-fantazisti i Laçit u transferua te Tirana në janar të vitit 2023, kohë kur vendosi të mbyllte aventurën me Sheriff Tiraspol.
Ndërsa në sezonin që lamë pas, Lushkja luajti 43 ndeshje me kryeqytetasit, mes Superiores, Kupës dhe Conference League. Në këto 43 ndeshje, 28-vjeçari shënoi 4 gola dhe asistoi në 5 të tjerë.

Njoftimi i Tiranës për largimin e Regi Lushkjës
Poll