Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Tirana godet në merkato, vjen firma me ish-sulmuesin e Torinos

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana godet në merkato, vjen firma me ish-sulmuesin e Torinos
Amin Tahiri

Tirana ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato. Klubi bardheblu ka arritur të sigurojë firmën me sulmuesin e talentuar shkodran, Amin Tahiri, i cili vjen nga skuadra italiane e Feralpisalo.

Është klubi i Serie C që ka njoftuar se Tahiri është tashmë pjesë e Tiranës. 20 vjeçari do të jetë në formë huazimi në Superiore, deri në fund të sezonit aktual, e më pas do të rikthehet në Itali.

Edhe pse vetëm 20 vjeç, Tahiri ka luajtur në akademi mjaft të njohura. Ai ka qenë pjesë e të rinjve të Torinos dhe atyre të Sudtirol, para se të fillonte aventurën tek Feralpisalo.

Tahiri gjithashtu ka ndeshje me ekipet zinxhir të Kombëtares shqiptare. Ai është aktivizuar me Shqipërinë U17, U18, U19 dhe së fundmi me atë U21.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga