
Tirana ka përforcuar repartin ofensiv me një sulmues të ri që ka zbarkuar në kryeqytet. Bëhet fjalë për Oluwabori Falaye i cili është afrimi i dytë i bardhebluve në merkato ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Eksperiencat e mëparshme të 26-vjeçarit kanë qenë në vende si Gjermania dhe Portugalia.
Njoftimi zyrtar i Tiranës:
Oluwabori Falaye është futbollisti më i ri i KF Tirana. Sulmuesi 26-vjeçar vjen si vlerë e shtuar në kryeqytet pas eksperiencave me skuadra si Alemannia Aachen, FSV Frankfurt. Bardh e blutë vijojnë përgatitjet intensive në kuadër të nisjes së sezonit të ri
Poll