
Harallamb Qaqi
Harallamb Qaqi është futbollisti më i ri i ekipit të Teutës. Pasi mbylli aventurën e tij me Elbasanin, mbrojtësi 31-vjeçar ka vendosur që të bashkohet me “Djemtë e Detit”.
Qaqi e ka nisur karrierën e tij në Greqi me AEK, por ka luajtur edhe në Itali me skuadra si Varese, Hellas Verona, Carpi dhe Barletta. Ndërsa në Shqipëri ka mbajtur veshur fanellën e ekipeve elitare si Laçi, Kukësi, Skënderbeu apo edhe Partizani.
Vlen të theksohet se ky është një rikthim për Qaqin në Durrës. 31-vjeçari ka qenë pjesë e Teutës nga janari i vitit 2022, deri në shtator të vitit 2024, kur zgjodhi të transferohej te Elbasani.
Njoftimi i Teutës:
Poll