Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta “godet” në mesfushë, durrsakët transferojnë Vidalin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta “godet” në mesfushë, durrsakët
Higor Vidal

Teuta ka përforcuar mesfushën me një tjetër transferim ditën e sotme. Higor Vidal është afrimi më i ri i durrsakëve që bashkohet me ta për sezonin e ri 2025/26.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Teuta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Aktualisht vlera e 28-vjeçarit në “Transfermarkt” është 500 mijë euro duke u bërë një nga lojtarët më të vlefshëm në Superiore.

Njoftimi zyrtar i Teutës:

ZYRTARE: Higor Vidal i bashkohet Teutës!

Mesfushori brazilian, Higor Vidal, ka firmosur sot me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Teutës për sezonin 2025-2026!

Vidal vjen nga Erbil SC dhe luan si mesfushor ofensiv, duke sjellë fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë sulmues

Një përforcim me shumë vlera për objektivat ambicioze të Teutës në sezonin e ri!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga