Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta e “frikshme” për sezonin e ri, Ardit Toli bashkohet me “Djemtë e Detit”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta e “frikshme” për sezonin e ri, Ardit Toli
Ardit Toli

Siç konfirmoi pak orë më parë “Newsport”, Teuta ka përforcuar repartin e mesfushës me Ardit Tolin. Tashmë gjithçka është bërë zyrtare, me mesfushorin 28-vjeçar i cili i është bashkuar “Djemve të Detit”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Teuta përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. Sezonin e kaluar si një ndër kryersorët e Dinamos, Toli sezonin e ardhshëm do të “administrojë” mesfushën e Teutës.

Njoftimi zyrtar i klubit durrsak:

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Ardit Toli është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!

Sot, klubi ynë ka arritur një marrëveshje me lojtarin 28-vjeçar, i cili bashkohet me ekipin tonë pas paraqitjeve mjaft të mira me ekipin e Dinamo City.

KF Teuta i uron mirëseardhje Ardit Tolit dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën tonë!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga