Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta "blindon" mesfushën, vjen firma me talentin e Ballkanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta "blindon" mesfushën, vjen firma me talentin e
Sandër Kalaj

Teuta nuk ndalet në merkato. Pasi zyrtarizoi ditën e djeshme portierin Angelos Tafas dhe sulmuesin Kristian Preknicaj, “Djemtë e Detit” kanë transferuar tashmë një mesfushor.

Sandër Kalaj është lojtari më i ri i Teutës. Mesfushori 19-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Ballkanin në Kosovë, për të nisur një të re me durrsakët në Superiore.

Gjithashtu, Kalaj ka luajtur edhe në Kroaci për HASK Zagreb dhe Mladost. Ndërsa lajmin për transferimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i Teutës:

KF Teuta njofton se mesfshori Sandër Kalaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës. Mesfushori 19-vjeçar afrohet te Teuta nga kampionati i Kosovës, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e Ballkanit. KF Teuta i uron mirëseardhje Kalajt dhe suksese në aventurën e tij të parë në kampionatin shqiptar. #welcome #sandërkalaj #forcateuta

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga