Vangjel Zguro nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Është vetë mbrojtësi që e ka bërë të ditur diçka të tillë me anë të një njoftimi në profilin e tij në rrjetet sociale.
“Faleminderit Partizani, suksese në vazhdim”, shkruan mbrojtësi i kuq.
Kujtojmë që Zguro ishte prej muajsh i përjashtuar nga Partizani, teksa mes palëve nuk është gjetur zgjidhje. Kështu, lojtari dhe klubi kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me 30-vjeçarin që del në treg si lojtar i lirë.
Zguro u transferua te Partizani gjatë verës së këtij viti, duke lënë Strugën për një rikthim në Superiore. Ai luajti vetëm 7 ndeshje mes kampionatit dhe kualifikuesve të Conference League, para se të përjashtohej.
Poll