Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Skënderbeu mendon për të ardhmen, kontratë 4-vjeçare për kamerunasin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Skënderbeu mendon për të ardhmen, kontratë
Kamleu Franklin

Kamleu Franklin është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. Klubi korçar ka prezantuar futbollistin e kombëtares U-20 të Kamerunit.

4 vite është vlefshmëria e kontratës së firmosur. Bardhekuqtë tregojnë kështu se po mendojnë për të ardhmen.  

Njoftimi i Skënderbeut:                     

"Kamleu Franklin vishet bardhekuq! KF Skënderbeu ka kënaqësinë të prezantojë futbollistin më të ri zyrtar në këtë merkato vere.

Organizatori nga Kameruni, Banmassa Kamleu Franklin Lincoln, 20 vjeç vishet bardhekuq dhe luan edhe me kombëtaren U-20 të Kamerunit. Kamleu Franklin ka firmosur për 4 vjet me bardhekuqtë. I urojmë suksese me fanelën e Skënderbeut.

Klubi “Skënderbeu” i uron mirëseardhjen mbrojtësit kamerunasit Kamleu Franklin!"

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga