
Skënderbeu ka bërë një tjetër afrim gjatë kësaj merkatoje. Korçarët para pak minutash kanë prezantuar ish-portierin e Kukësit.
Kristian Rroku është veshur bardhekuq, me lajmin që e ka bërë të ditur klubi korçar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 21-vjeçari prej ditësh është pjesë e Skënderbeut, teksa zhvilluar edhe stërvitje me ekipin, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i tij.
“ZYRTARE
Kristian Roku vishet bardhekuq!
KF Skënderbeu ka kënaqësinë të prezantojë futbollistin më të ri zyrtar në këtë merkato vere.
Portieri i talentuar Kristian Roku, 21 vjeç vishet bardhekuq dhe vlerësohet si një portier me të ardhme.
Kristian Roku ka firmosur kontratën e re me bardhekuqtë.
I urojmë suksese me fanelën e re të Skënderbeut.
Klubi “Skënderbeu” i uron mirëseardhjen portierit Kristian Roku!”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram