Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Skënderbeu konfirmon largimet në merkato, dy lojtarë përshëndeten me skuadrën korçare

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Skënderbeu konfirmon largimet në merkato, dy lojtarë
Skënderbeu

Pak orë na ndajnë nga mbyllja e merkatos së janarit, ku klubet po bëjnë dhe lëvizjet e tyre të fundit. Skënderbeu ka mbyllur bashkëpunimin me dy lojtarë të skuadrës së tyre pak më parë.

Bëhet fjalë për Henrik Nerguti dhe Etienne Tare që nuk do të jenë më pjesë e skuadrës korçare. Këtë e ka bërë të ditur vetë Skënderbeu përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Përsa i përket Tares, ky i fundit është pjesë e Dukagjinit që nga 17 janari dhe sot është konfirmuar si i larguar nga klubi shqiptar.

“Faleminderit Henrik Nerguti dhe Etienne Tare.

KF Skënderbeu ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me dy futbollistët.

Klubi i Futbollit Skënderbeu i falenderon për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karierrën e tyre.”, shkruan Skënderbeu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga