
Angelos Tafas është futbollisti më i ri i Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Teutën, portieri ka vendosur që të vazhdojë karrierën në kryeqytet, pikërisht me ekipin “bardheblu”.
25-vjeçari e ka nisur karrierën e tij me AEK në Greqi, teksa po në shtetin fqinj është aktivizuar me Loutraki, Keratsini dhe Ionikos Nikeas. Ndërkohë ka luajtur edhe për Gjilanin, Kukësin dhe Teutën.
Njoftimi i klubit të Tiranës:
Klubi i Futbollit Tirana prezanton afrimin më të ri në radhët e saj – portieri Angelos Tafas.
Me një profil serioz dhe të konsoliduar në portë, Tafas vjen si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri, duke sjellë siguri, përvojë dhe karakter në prapavijën bardheblu. I njohur për refleksin e shpejtë dhe përqendrimin maksimal në momente kyçe, ai është gati të bëhet një mur i pakalueshëm përballë çdo kundërshtari.
Portieri 25-vjeçar ka zhvilluar një karrierë solide në Greqi dhe në Shqipëri, ndërsa tani sfida e radhës e pret në kryeqytet, aty ku pritshmëritë janë të mëdha – ashtu si historia jonë.
Mirë se erdhe në klubin më me shumë trofe në Shqipëri, Angelos Tafas!
Së bashku drejt sukseseve të reja!
View this post on Instagram