Pavarësisht se janë pra trajner, por nën mbikëqyrjen e drejtorit Arbër Abilaliaj, Partizani vazhdon merkaton. Ditën e sotme, “Demat” kanë zyrtarizuar dy goditje në repartin e mbrojtjes.
Bëhet fjalë për Franci Lalën dhe Anteo Osmanllarin. Për të dy këta është një rikthim tek të kuqtë, pasi kanë qenë pjesë e Partizanit edhe në të shkuarën e tyre.
I pari vendosi të mbyllte aventurën e tij me Kukësin, ndërsa Osmanllari ishte pjesë e Erzenit në sezonin e fundit. Drejtuesit e kuq, i shohin dy mbrojtësit si përforcimet ideale për repartin difensiv.
Njoftimi i Partizanit:
FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjeve me mbrojtësit Franci Lala dhe Anteo Osmanllari. Dy lojtarët tashmë do të jenë pjesë e të kuqve për sezonin e ri futbollistik.
Lala dhe Osmanllari riveshin fanelën e kuqe pas eksperiencave në sezonin e kaluar respektivisht me Kukësin dhe Erzenin.