
Ardit Toli nuk është më një lojtar i Vorskla Poltava. Është vetë futbollisti që njofton largimin me një postim në faqen e tij në Instagram ku falenderon dhe uron klubin ukrainas.
“Pas 2 vitesh në skuadër, do të doja të falenderoja të gjithë për momentet e bukura. Jam mirënjohës të isha pjesë e një skuadre historike dhe ju uroj më të mirën”, shkruan Toli.
Toli kthehet në një okazion merkatoje për ekipet e Superiores. Mesfushori shkëlqeu me Tiranën duke fituar edhe titullin kampion në një sezon të dominuar plotësisht nga bardheblutë 2 vite më parë.

Poll