Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nga porta në sulm, Bylisi përforcon skuadrën para duelit me Elbasanin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga porta në sulm, Bylisi përforcon skuadrën para duelit
Ibrahim Mustafa - Tony Batista

Bylisi ditën e sotme ka prezantuar 2 afrimet e fundit të merkatos. Ballshiotët kanë firmosur me Toni Batista dhe me Ibrahim Mustafa.

Klubi përforcon kështu portën dhe sulmin për pjesën e dytë të sezonit. Kështu të 2 futbollistët janë vënë në urdhrat e Gentian Mezanit, i cili mund t’i llogarisë që në sfidën me Elbasanin, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën  13:30 në “Adush Muça”.

“NJOFTIM!

????Bylisi prezanton dy afrimet e fundit

FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton dy afrimet e fundit, portierin gjigant, 1,94m Toni Batista, nga Brazili, me eksperiencë dhe me një “CV” të pasur, pasi ka luajtur në të shkuarën në: Seria B Brazil, Iran, Arabi dhe Portugali.

Lojtari tjetër është sulmuesi nigerian Ibrahim Mustafa, që ka luajtur në Superligën e Nigerisë, por ka zhvilluar dhe 4 ndeshje me përfaqësuesen e shtetit të tij. Të dy lojtarët janë vënë nën urdhrat e stafit mallakastriot dhe do të jenë gati për sfidën ndaj Elbasanit.

I urojmë mirëseardhjen në familjen bardhekuqe”, ka shkruar klubi ballshiot.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga