
Harallamb Qaqi
Harallamb Qaqi është zyrtarisht një lojtar i Elbasanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Mirë se erdhe Qaqi! Sezonin e kaluar Qaqi e mbylli me skuadren e Teutes, dhe kete vit qendermbrojtesi do te veshe fanellen verdheblu!”- shkruan klubi.
Qaqi kishte nisur stërvitjen prej ditësh me Elbasanin, ndërsa luajti edhe në miqësoren në Greqi. Shtatlarti 30-vjeçar vjen nga ekipi i Teutës, ndërsa në Shqipëri ka luajtur me skuadra si Skënderbeu, Kamza, Kukësi, Laçi e Partizani.
Poll