Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Maguette largohet nga Partizani, "Demat" i shesin kartonin në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Maguette largohet nga Partizani, "Demat" i shesin kartonin
Maguette Gueye

Maguette Gueye është larguar nga Partizani për te Racing Santander. Një operacion që ka kushtuar rreth 1 milion euro.

Racing luan në LaLiga 2 të Spanjës. 21-vjeçari i Partizanit ishte ylli që spikati te nënkampionët në sezonin e fundit.

Mesfushori kishte dhe 1 vit të mbetur kontratë, për këtë dhe u vendos shitja e kartonit të tij.

Njoftimi i Partizanit:

"Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Maguette Gueye drejt ekipit spanjoll Real Club Racing De Santander.
Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Maguette Gueye për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re si pjesë e futbollit spanjoll".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga